Një person ka mbetur i vdekur ditën e sotme gjatë një aksidenti të ndodhur në aksin Tiranë- Elbasan.

Mësohet se janë përplasur dy mjete, si pasojë është aksidentuar këmbësorja 67 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital.

Ende nuk dihet identiteti i të moshuarës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.