Një 65-vjeçare ka humbur jetën, pasi është goditur në mënyrë fatale nga një furgon i drejtuar nga 21-vjeçari I.M.

Aksidenti i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion Paraprak

Në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, mjeti tip fugon, me drejtues shtetasin I.M., 21 vjeç,ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen S.B., 65 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e  shkakut të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.