Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, ku ka humbur jetën një person dhe kanë mbetur të plagosur gjashtë të tjerë.

Aksidenti sipas informacioneve të para ka ndodhur në fshatin Lazaren, Peqin rreth orës 21:20 ku janë përplasur një kamionçinë dhe një mjeti tip “Ford”.

Mësohet se viktimë e aksidentit ka mbetur, Ardjan Xhaja punonjës policie në burgun e Peqinit.

Personat e plagosur janë: 

1-Adem Senja 53 vjeç

2-Nazmi Hysa 60 vjeç

3-Gezim Baku 60 vjeç

4-Marjus Hysa 30 vjeç

5-Kudret Hasa 27 vjeç

6-Maksim Ranxha 50 vjeç

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.