Një aksident i rëndë është regjistruar në qytetin e Shkodrës pasditen e së premtes. Një kamion i drejtuar nga një malazez ka aksidentuar një të mitur, që ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

“Më datë 21.09.2018 ora 18.00, jemi njoftuar se në rrugën e Draçinit, në unazë lindore, lagje “10 Korriku”, Shkodër, shtetasi malazez A. D. 24 vjeç, në drejtimin e mjetit tip Volvo, me targë RO AN 723, ka aksidentuar fëmijën N. U. 9 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, i cili ndodhet në spitalin rajonal Shkodër, në gjendje të rendë,- njofton policia.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e D. V. P Shkodër për veprime të mëtejshme

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë dhe veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit, shtuan te njëjtat burime.