Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu, ka ndodhur pasditen e sotme, në aksin Maqellarë- Peshkopi. Mësohet se në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motor.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se nga përplasja ka humbur jetën drejtuesi i motorit, një 34 vjeçar, së bashku me bashkëshorten e tij,  identiteti i të cilëve ende nuk dihet.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes ku po hetojnë rrethanat e mundshme të aksidentit.