Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin Tepelenë-Mallakastër pranë fshatit Krahës. Pesë persona janë lënduar mes të cilëve edhe një fëmijë i mitur.

Automjeti tip Toyota me targa greke po shkonte drejt Tiranës ndërkohë që i është prerë rruga nga një kamionçinë që vinte nga një rrugë dytësore e fshatit. Përplasja ka qenë e fortë, pasi kamionçina ka hyrë në rrugën kryesore pa sinjal.

Ky veprim shkaktoi lëndimin e te gjithë personave që gjendeshin në autoveturën që vinte nga Greqia.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, në autoveturë udhëtonte një çift bashkëshortësh nga Fieri së bashku me fëmijën e tyre, si dhe gjyshi dhe tezja e fëmijës. Të pestë të lënduarit janë shtruar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës ndërkohë që njëri prej te lënduarve bashkëshortja e drejtuesit te mjetit është shtruar në ranimacion me plagë të rënda.