24/01/2021 - 22:26
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në aksin nacional Pogradec-Korçë, në afërsi të fshatit Bucimas.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësor dhe për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë, ndërsa mjeti eshte larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.
/portali DurresLajm/