Një aksident me një viktimë dhe një të plagosur ka ndodhur këtë të shtunë në periferi të Tiranës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në fshatin Gjokaj të Vorës, shtetasi H.S., ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe duke u përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë, kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit shtetasi H.S, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe pasagjeri në mjet shtetasi S.S., rreth 80 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, njoftoi policia.