Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mbrëmje në rrugën e Rrencit në Shkodër, në njësinë administrative Guri i zi.

Në aksident kanë mbetur të përfshirë një automjet tip “Benz” dhe një “Opel”, ndërkohë që janë plagosur 6 persona.

“Janë lënduar 6 shtetas, V.N. 35 vjeç, M.N.38 vjeçe, E.N. 6 vjeç, L.N. 17 vjeçe, M.N. 13 vjeç dhe K.V. 25 vjeç, të gjithë banues në fshatin Guri i Zi, të cilët po marrin ndihmën e duhur mjekësore në Spitalin Rajonal Shkoder, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Njoftimi i policisë:

Me datë 24.06.2018, rreth orës 19:56, është marrë njoftim se në aksin rrugor Shkodër – Vau i Dejës, në vendin e quajtur ”Kthesa e Rrencit” , ka ndodhur një aksident automobilistik.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se janë përplasur mjeti tip Benz me mjetin tip Opel, ku për pasojë janë lënduar 6 shtetas, V.N. 35 vjeç, M.N.38 vjeçe, E.N. 6 vjeç, L.N. 17 vjeçe, M.N. 13 vjeç dhe K.V. 25 vjeç, të gjithë banues në fshatin Guri i Zi, të cilët po marrin ndihmën e duhur mjekësore në Spitalin Rajonal Shkoder, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër ndodhen në vendngjarje ku po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.