Një person ka mbetur i plagosur pak minuta më parë në autostradën Tiranë – Durrës pas përplasjes së një kamioni me një biçikletë.

Burime nga vendngjarja bëjnë se ditur se nga përplasja e fortë dyshohet i aksidentuari ka marrë lëndime të rënda dhe është në rrezik për jetën.

“Më datë 05.03.2021, në orën 21:20, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi F. T., duke drejtuar mjetin tip “Volvo”, kamion, ka aksidentuar biçiklistin, një shtetas ende të paidentifikuar rreth 65 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve”,- njofton policia e Durrësit.

Drejtuesi i mjetit shtetasi F. T., është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit