Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-Cërrik. Për pasojë, një vajzë e mitur, vetëm 11-vjeçare ka gjetur vdekjen.

Burimet thonë se në automjet po udhëtonin katër vetë. Mësohet se mjeti ka dalë nga rruga dhe për pasojë është aksidentuar.

Mjetii drejtohej nga shtetasi A.H. 54 vjeç, banues në Sarandë. Gjithashtu, janë plagosur edhe A.Sh. dhe K.Sh. të afërm me viktimën.

Policia është në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.