Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin duke shkaktuar tre të plagosur. Dy automjete të tjera të cilat ishin të parkuara janë dëmtuar gjithashtu.

Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.