Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e pasdites së sotme në Shkodër. Ngjarja mësohet se ka ndodhur tek kolaudimi, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e aksidentit.

I plagosuri, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije ende, ndodhet në gjendje të rëndë në spital, bën të ditur Lapsi.al që publikon një foto nga i aksidentuari.