Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Gjirit të Lalzit.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën ‘kokë më kokë’, duke përfunduar në anë të rrugës.

Ende nuk janë bërë me dije detaje nga aksidenti, si shkaku dhe nëse ka persona të lënduar.

Ngjarja ka bërë që të rëndohet trafiku në këtë zonë që gjatë verës është shumë e frekuentuar.