55-vjeçarja e aksidentuar mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spital si pasoje e plagëve të marra.

Policia bën me dije se shtetasja Xh.G u aksidentuar bashkë me bashkëshortin e saj shtetasin I.G. rreth 60 vjeç në dalje  të tunelit Elbasan-Tiranë rreth orës 08:20 të mëngjesit. 60-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

"Çifti i bashkëshortëve duke udhëtuar me mjetin me targë AA544KO me drejtues shtetasin I.G rreth 60 vjeç dhe pasagjere bashkëshortja shtetësja Xh.G rreth 55 vjeçe kanë humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga ku dhe është përmbysur," bën me dije policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe veprimet e mëtejshme.