Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 08:15 të mëngjesit të sotëm në fshatin Aranitas të Mallakastrës.

Një makinë tip ‘Opel’ ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga e për pasojë ka humbur jetën rrugës për në Spitalin Rajonal Fier shoferi dhe është plagosur pasagjeri.

Mësohet se viktima ësht 27-vjeçari Pajtim Zotaj ndërsa pasagjeri i plagosur është kushëriri i tij (djem xhaxhallarësh) Agim Zotaj 31 vjeç, banues në Ballsh.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.