Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident i trefishtë i ndodhur në periferi të Tiranës. Policia bëri me dije se, rreth orës 18:20, në Fushë-Prezë, pa shkuar tek Ura e Gjolës, janë përfshirë në aksident 3 mjete. Si pasojë, janë dëmtuar 6 shtetas me iniciale M.B, K.B, L.H, B.H, M.H dhe B.Z., të cilët janë dërguar në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit, njoftoi policia.