Një aksident tragjik ka ndodhur në Chivasso të Italisë, ku ka mbetur i vdekur një 28-vjeçar shqiptar.

Viktima është Klodjan Kërtalli, rezident në San Giusto Canavese, i cili drejtonte një makinë tip “Volvo V40” kur u përplas me një furgon tip “Peugeot Expert” dhe përfundoi në hendekun në anën e rrugës.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën dytësore në Foglizzo, e me urgjencë Kërtalli është dërguar në spital, por nuk ka arritur t’u shpëtojë dot plagëve të marra.

Shoferi i furgonit, një 59-vjeçar italian, ka marrë disa lëndime të lehta. Policia italiane vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.