Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë mëngjes në Lushnje. Policia bën me dije se viktima ka mbetur shtetasi N.R. 53 vjeç.

Po ashtu autoritetet policore, bëjnë me dije se 53-vjeçari banues në Plug, ka qenë duke drejtuar automjetin tip “Benz” dhe dyshohet se për shkak të problemeve shëndetësore ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur në anë të rrugës.

Përplasja ka qenë e fortë dhe 53-vjeçari ka ndërruar jetë në vend. Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.