Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Korçë-Bilisht, me pasojë plagosjen e katër personave. Aksidenti është shënuar në afërsi të vendit të quajtur Cangonji.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të plagosur katër persona, të cilët ndodhen në Spitalin e Bilishtit.

Siç shihet dhe nga fotot e publikuara nga BalkanWeb, përplasja mes mjeteve ka qenë e fuqishme sa ata janë shkatërruar.

Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur edhe dy zjarrfikëse.