Një i ri ka humbur jetën në një aksident me vdekje në orët e vona të mbrëmjes të së shtunës në aksin rrugor Divjakë – Çermë.

Viktima është një 27-vjeçar me iniciale I.K. Mësohet se ai po udhëtonte me motor kur u përplas nga një makinë tip Benz që drejtohej nga 46-vjeçari me iniciale A.Sh.

Ky i fundit është arrestuar nga policia dhe akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Materialet iu referuan Prokurorisë së Lushnjes.