Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër teksa një automjet tip Alfa- Romeo ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një mur dhe ka goditur për vdekje një këmbësore si dhe një këmbësor tjetër duke e lënë të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Shkodër- Bardhaj teksa bëhet me dije nga Policia se shtetësja 28- vjeçare L.H, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal në Shkodër kurse 42- vjeçari K.D, ka shpëtuar dhe po merr mjekim në spital.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe po punohet për kapjen e drejtuesit te mjetit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.