Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot në mbrëmje në rrugën “Pezë Helmes”.

Policia në një informacion paraprak thotë se rreth orës 20:30, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Pezë Helmes”, një mjet ka aksidentuar një këmbësor.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se :

Mjeti me targë TR5619E, me drejtues shtetasin M.H., ka aksidentuar këmbësorin A.B., 66 vjeç, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme proceduriale.