Aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Manzë, ku ka ndërruar jetë një 58-vjeçare që po kalonte rrugën në këmbë, kur u përplas nga një “Benz”.

Më datë 12.08.2020, ora 20:45, në Manzë, shtetasi Sh. N., 23 vjeç, banues në Manzë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një këmbësore, shtetasen H. K., 58 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë drejtuesin e makinës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.