Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në zonën e Hardhishtës. në Shijak.

Përplasja ka rezultuar fatale për njërin nga drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksident, ndërkohë një person tjetër ka mbetur i plagosur. Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe të plagosurit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.