Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës pesë të mëngjesit në hyrje të qytetit të Gjirokastrës, pranë lagjes "Gërhot", rruga e Viroit.

Njëra makinë ishte e tipit "Skoda" ku ndodhej vetëm drejtues, ndërsa tek tjetra e cila ishte e tipit "Ford", udhëtonin tre persona, shoferi, motra dhe vajza e tij.

Fatmirësisht ky aksident ka përfunduar pa pasoja në njerëz, ndërsa dëme të konsiderueshme vërehen tek mjetet përkatëse.