Nje aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur këtë mesditë në autostradën Durrës-Tiranë.

Policia sqaron se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:56.

“Mjeti me drejtues A.T., ka aksidentuar një drejtues motori ende të paidentifikuar, i cili është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.