Një aksident automobilistik ka ndodhur të hënën pasdite në autostradën Tiranë-Durrës.

Në aksident janë përfshirë dy mjete të tonazhit të lartë, ndërsa raportohet se shoferi i trajlerit është dëmtuar rëndë.

Informacionet paraprake bëjne me dije se gjatë përplasjes së mjeteve, shoferi i trajlerit ka dalë nga xhami.

Aksidenti solli për minuta me radhë trafik të rënduar në këtë segment të rëndësishëm rrugor.