Një automjet është përfshirë në një aksident mbrëmjen e sotme, në unazën Shkozet-Plepa.

Fatmirësisht, megjithëse automjeti është perplasur me trafikndarësen dhe është kthyer në një anë në mes të rrugës, drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa dëmtime. Ndërkohë që mësohet se ka dëme të kosiderueshme materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Dyshohet se shpejtësia e madhe dhe lagështira në rrugë mund të jenë bërë shkak për aksidentin.