Një aksident është shënuar pak minuta më parë në qytetin e Durrësit.

Automjeti tip “Nisan” është përmbysur në rrugë, te Shkëmbi i Kavajës, pas përplasjes me mjetin “Benz A Class”.

Burime nga Policia e Durrësit, konfirmojnë se nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Forcat e policisë dhe ambulanca ndodhen në vend ngjarje.

Nga fotot e mbërritura në redaksinë e “DurrësLajm”, duket se si pasojë e aksidentit është shkaktuar edhe trafik në këtë aks.