Një aksident ka ndodhur pak më parë në zonën e Nishtullës, në afërsi të Kodrës së Rrashbullit.

Mësohet se në aksident është përfshirë një makinë dhe një motor.

Për pasojë ka mbetur i plagosur një person, gjendja e të cilit nuk dihet ende.

Forcat e Policisë ndodhen në vendgjarje për të hetuar rastin si dhe ambulanca për të transportuar në spitalin e Durrësit të plagosurin.