Një aksident automobilistik ku janë përfshirë një “Benz” dhe një autobus është regjistruar pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Durrësit.

Nga të dhënat e para, mësohet se nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Dëshmitarët e rastit dërguan fotot nga vendngjarja në redaksinë e “DurrësLajm”.