Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së hënës në qendër të qytetit të Elbasanit.

Një makinë ka përplasur një të moshuar që po udhëtonte me biçikletë, për të cilin raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Prej disa minutash i moshuari qëndroi në tokë pa ndihmë për shkak të vonesës së ambulancës.