Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur te kryqëzimi i rrugës “5 Maj”, ku është përplasur mjeti me drejtues E.T., me mjetin me drejtues G.D.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar drejtuesi i mjetit G.D , dhe dy fëmijët e tij të mitur 10 dhe 5 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.