Një adoleshente ka humbur jetën pasditen e sotme në një aksident në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur mbi Shkallë rreth orës 17:20 minuta ku ka humbur jetën shtetasja me iniciale A.D, 17-vjeçe, banuese në Borsh.

Viktima ishte pasagjere në një automjet tip “Audi” drejtuar nga një 19 vjeçar me iniciale R.Dh, i cili ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në një kanal, duke i marrë jetën adoleshentes.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.