Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë.

Ashtu si duket edhe nga fotot, përplasja ka qenë e fortë dhe makina ka pësuar dëme të mëdha materiale në pjesën e përparme.

Nuk ka ende detaje të dhëna nëse ka mbetur ndonjë person i lënduar.