Policia e Elbasanit ka dhënë detaje nga aksidenti i rëndë që i mori jetën një drejtuesi mjeti. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Murras.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet S.S., 35 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dale nga rruga dhe ka rënë në lumin Shkumbin, për pasojë ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses bënë të mundur nxjerrjen e mjetit nga lumi ku brenda tij u gjet i pa jetë i riu. Vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.