Një aksident automobilistik i ka marrë jetën një 35-vjeçareje në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:35 në rrugën “Demokracia”, në kryqëzim me Bulevardin “Blu”. Policia bën të ditur se një automjet i drejtuar nga një grua me iniciale B.D. ka përplasur 35-vjeçaren me iniciale P.A, që po kalonte rrugën.

Si pasojë e përplasjes, këmbësorja ka ndërruar jetë. Shtetasja B.D. është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Policia rrugore ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.