Vijon përgjakja e rrugëve të vendit nga aksidentet automobilistike. Një 26 vjeçar, banues në fshatin Arras, Dibër, duke drejtuar automjetin tip ‘Opel’, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën në spital M. B., rreth 34 vjeç.

Të plagosur kanë mbetur edhe tre persona të tjerë, mes të cilëve edhe shoferi i automjetit, të cilët janë duke marrë ndihmën e parë në spital.

“Në aksin rrugor rural Kastriot—Arras, shtetasi L. Gj, 26 vjeç, banues në fshatin Arras, duke drejtuar automjetin tip ‘Opel’, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën në spital pasagjeri M. B., rreth 34 vjeç, si dhe kanë mbetur të lënduar drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë të tjerë të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital”,- njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.