Dy shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Itali mëngjesin e të shtunës. Aksidenti ndodhi në autostradën A14 Bologna – Taranto, ku viktimë mbetën një grua 38 vjeç dhe një burrë 28 vjeç, të dy shqiptarë, identiteti i të cilëv nuk bëhet i ditur.

Automjeti i tyre, Renault Clio, u godit në pjesën e pasme nga një makinë Volkswagen Passat. Përplasja ishte aq e fortë, saqë u shkaktoi vdekjen e menjëherë dy shqiptarëve.

Në automjetin e dytë udhëtonin 3 persona me origjinë italo-zvicerane. Dy burra dhe një grua mbetën të plagosur, por gjendja e tyre raportohet të jetë jashtë rrezikut.

Shkaqet e këtij aksidenti të rëndë janë të paqarta. Autoritetet italiane janë duke hetuar dinamikën dhe rrethanat se çfarë e shkaktoi përplasjen mes automjeteve që rezultoi fatale për dy shqiptarët. Mësohet se 28-vjeçari banonte në Imola, kurse 38-vjeçarja jetonte në Galeata.