Dy shqiptarë respektivisht të moshës 24 dhe 35 vjeç kanë humbur jetën pasi janë përplasur me murin e një autostrade ndërsa po udhëtonin me makinën e tyre.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në orën 6.00 të mëngjesit të sotëm në autostradën Pontebbana në Villorba Treviso.

Viktimat janë dy burra të kombësisë shqiptare, 24 vjeçari M.D dhe 35 vjeçari K. R, rezident në Spresiano. Lajmin e konfirmon Ansa.

Dy shqiptarët po udhëtonin me një Wolkswagen Golf GTI kur dolën nga rruga dhe u përplasën me murin e çimentuar që mbronte një kantier në Pedemontana.

Sipas Policisë janë ende të pazbardhura motivet pse dy shqiptarët ndryshun kursin e drejtimit të mjetit dhe u pëplasën me murin rrethues të kantierit.