Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë.
 
Një person ende i paidentifikuar, i cili po lëvizte me biçikletë është përplasur nga një kamion dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
 
Drejtuesi i mjetit, shtetasi H.S. është shoqëruar në polici.
 
Njoftimi i policisë:
 
Informacion Paraprak
 
Më datë 21.05.2019 , rreth orës 21:45 , në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi H.S., 60 vjeç, banues në Krujë, duke drejtuar mjetin tip "Man", kokë trajleri, ka aksidentuar një shtetas me biçikletë , rreth 55 vjeç, ende i paidentifikuar , ku si pasojë ka ndërruar jetë.
 
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.
 
 
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.