Një shqiptar që po udhëtonte me makinën e tij, ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Itali, pasi automjeti me të cilin udhëtonte u përplas me një kamion.

Viktimë e këtij aksidenti të rëndë është i riu Endri Zaimi, 25 vjeç. Endri, baba i dy fëmijëve të mitur, ishte duke u kthyer nga turni i tretë në kohën e përplasjes, raportojnë mediet e vendit fqinjë.

Automjeti i tij tip Volvo V50 është dëmtuar rëndë, gjë që i ka shkaktuar vdekjen në vend të të riut, ndërsa shoferi i kamionit nuk ka pësuar lëndime. Ngjarja ndodhi në orët e para të ditës në zonën e La Seças, në Itali. Ekipeve të shpëtimit u shtë dashur të bllokojnë trafikun për të nxjerrë trupin e të riut shqiptar nga makina dhe për të larguar dy mjetet e përfshira në përplasjen fatale.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe policia që po hetojnë mbi rastin. Nuk dihet ende çfarë e shkaktoi aksidentin tragjik, ku humbi jetën i riu nga Lushnja.