Aksidenti i rëndë/ Cili është i riu nga Durrësi, punonjësi i Urgjencës që humbi jetën (FOTO)

18/07/2018 - 10:51

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e të hënës, rreth orës 19:10, në autostradën Tiranë-Durrës.

Në aksident u përfshinë tre automjete, një “Benz”, një “Jeep” dhe një “Pegueot”. Makina tip"Jeep" ku po udhëtonte 25-vjeçari nga Durrësi, Xhemal Goga, i cili ndërroi jetë në spital,  ka humbur kontrollin në autostradë dhe nga shpejtësia ka "fluturuar" mbi trafikndarëse duke përfunduar në krahun tjetër të rrugës.

Ndërkohë në momentin që "Jeep"-i kaloi trafikndarësen u përfshinë në aksident edhe dy makinat e tjera, “Benz”-i dhe “Pegueot”, që ishin duke lëvizur normalisht në drejtimin e tyre. Nga kontakti i fortë, makina tip “Pegueot” doli nga rruga, ndërsa ‘Benz’-i pësoi dëmtime të shumta.

"DurrësLajm" mëson se 25-vjeçari Goga ishte punonjës i Urgjencës së Durrësit, konkretisht, shofer i ambulancës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Forca të shumta policie kanë rrethuar mbrëmjen e sotme Sarandën, në kuadër të operacionit të antidrogës të shtrirë thuajse në të gjithë v

Dy raste dhune ku viktima janë gratë, janë regjistruar në Durrës gjatë 24-orëshit të fundit, e njërit prej burrave dhunues policia i ka v

Persona ende të paidentifikuar nga ana e policisë, kanë vjedhur një kasafortë në një zyrë në Manzë të Durrësit, por do të kenë mbetur të

Një aksident rrugor tragjik në Lamporecchio të Italisë, natën e së shtunës, i ka marrë jetën një të riu nga Shqipëria.

Një konflikt çasti ka ndodhur në qytetin e Burrelit, ku është plagosur me armë zjarri një 20-vjeçar.

Një drejtues automjeti ka humbur kontrollin teksa po lëvizte në rrugët e Durrësit, dhe si pasojë ka shkaktuar një aksident me dy të plago

Një i ri është arrestuar nga policia në Delvinë pasi u kap me drogë.

Tre shqiptarë u arrestuan nga policia në Funo di Argelato pasi akuzohen për vjedhje.

Një fëmijë rreth 2 vjeç ka mbetur i plagosur rëndë në Fier, pasi është përplasur nga një motoçikletë.

Policia Kufitare në bashkëpunim me Doganën dhe Sektorin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës, i bllokojnë një shtetasi nga Mati, 20.30