Aksidenti me vdekje i 17-vjeçarit, arrestohet shoferi 18-vjeçar

11/11/2019 - 13:46

Pas aksidentit mbrëmjen e së dielës ku humbi jetën një 17-vjeçar, është arrestuar shoferi i mjetit që shkaktoi përplasjen.

Burime nga policia kanë bërë me dije se është vënë në pranga shtetasi me inicialet F. F., 18 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë drejtimit të mjetit, ka humbur kontrollin duke u përplasur me automjetin tip “Porsche”, i cili ishte ndaluar në sensin e djathtë të rrugës.

Si pasojë e përplasjes së fortë dhe dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në spital adoleshenti me iniciale K. V.,17 vjeç, si dhe u plagosën jashtë rrezikut për jetën tre të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Tiranë – Elbasan.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Lidhur me vrasjen e 71-vjeçarit në afërsi të kryqëzimit të Rinasit, mësohet se Abdulla Budlla punonte si taksist dhe ishte banues në fsha

Një incident ka ndodhur ne ambientet e burgut 313, ku një nga anetaret e grupit Avdylaj teksa ushtronte aktivitet fizik ka nxjerre krahun

Ai ka realizuar rreth 1.300 furnizime me drogë në dy vjet, por të shtunën e shkuar natën vonë u arrestuar nga policia.

Policia e Tiranës ka dalë në një informacion paraprak lidhur mbi vrasjen e ndodhur gjatë pasdites në Fushë-Prezë, ku një 70-vjeçar u gjet

Të shtëna me armë zjarri në Prezë.

Kapet dhe arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, një 21-vjeçar që kryente vjedhje të ndryshme.

Policia e Qarkut Lezhë vijon kontrollet për zbatimin e protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar 26-vjecarin që një ditë më parë aksidentoi biçiklistin e mitur, i cili si pasojë e plagëve ndër

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".