Një 18-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për të sqaruar rrethanat e aksidentit tragjik.

Policia e Durrësit sqaron se përplasja fatale është regjistruar rreth orës 18.15 në aksin rrugor Fushë-Krujë- Kamëz.

Njoftimi i policisë Durrës:

Me date 25.04.2018, rreth orës 18:15, në aksin rrugor Fushë Kruje-Kamez, ne vendin e quajtur Larushk, mjeti me targa AA 714 TA, me drejtues shtetasin F.Rr. ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin këmbësor A. Ç. 18 vjeç, banues ne Larushk.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Stacionit të Policisë Fushë- Krujë ku po pyetet nga ana e Oficerëve të Policisë për rrethanat e aksidentit dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.