Aksidenti tragjik i ndodhur në vitin 2014 që i mori jetën gazetares së "News 24", Enkelejda Skenderasi, ka përfunduar edhe në gjykatë.

Pesë vite pas aksidentit, Gjykata e Faktit në Korçë, ka dhënë vendimin për drejtuesin e mjetit në të cilin udhëtonte gazetarja Skënderasi.

“Balkanweb” raporton se burime nga gjykata pohojnë se shtetasi me inicialet D.H. që drejtonte mjetin është dënuar të paguajë një dëmshpërblim prej 10 milionë lekësh të rinj për familjen e gazetares.

Ky vendim nuk saktësohet nëse ka lidhje vetëm me dëmshpërblimin financiar që ka kërkuar familja, apo është konvertuar në vlerë monetare për të shmangur dënimin me burg të drejtuesit të mjetit.

Enkelejda Skënderasi humbi jetën ndërsa udhëtonte me drejtuesin D.H. dhe kolegët e saj gjatë një shërbimi pune për 100-vjetorin e masakrës të Panaritit.