Në një njoftim paraprak, Policia e Durrësit bën me dije se këmbësori i cili humbi jetën mëngjesin e sotëm te mbikalimi i Rrashbullit është shtetasi H.J. 88 vjeç, banues në Durrës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:10 në autostradën Durrës–Sukth ku shtetasi S.M. 69 vjeç, duke drejtuar mjetin tip Voslëagen ka aksidentuar për vdekje të moshuarin.

Siç bëjnë me dije burimet zyrtare, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 23.07.2018, rreth orës 08 : 10 në autostradën  Durrës –Sukth, tek Mbikalimi i Rrashbullit shtetasi S.M. 69 vjeç, duke drejtuar mjetin tip Voslwagen ka aksidentuar shtetasin këmbësor H.J. 88 vjeç, banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.