Aksidenti tragjik në Gjermani, ky është 18-vjeçari nga Kosova që humbi jetën, rëndë dy të mitur

18/11/2019 - 14:58

Mbrëmë në qytetin Waldburg në Baden-Württemberg të Gjermanisë ka humbur jetën një 18-vjeçar nga Prishtina, në një aksident trafiku, shkruan albinfo.ch.

Në këtë aksident u përplasën dy vetura, ku 18-vjeçari nga Prishtina, me inicialet B.R. vdiq në vend, ndërsa 4 persona të tjerë janë lënduar rëndë dhe janë dërguar në urgjencë.

Mediat gjermane tregojnë se vetura e të riut kosovar kishte hyrë në korsinë e kundërt, duke u përplasur me veturën tjetër që brenda saj ishin 4 persona (2 fëmijë dhe 2 prindërit).

Po ashtu, policia gjermane ka konfirmuar këtë lajm në mëngjesin e sotëm, ku tha se të dielën mbrëma ndodhi aksidenti dhe rruga mbeti e mbyllur plotësisht deri në orën 21.15 midis Waldburg dhe Badstuben (rrethi Ravensburg).

Gjithashtu, policia gjermane bën të ditur se fëmijët që ishin të përfshirë në këtë aksident ishin të moshës dhjetë dhe dymbëdhjetë vjeç dhe gjendja e tyre është e rëndë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një sherr mes dy vëllezërve shqiptarë në Itali ka përfunduar me plagosjen e më të voglit dhe arrestimin e tjetrit.

Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Shullazit dhe grupit për rivlerësim të masës së sigurisë, pas mbylljes së Krimeve të Rënda.

Pas vrasjes së Erion Morinës, policia italiane ka arrestuar kushëririn e tij, Musli Morina si autor i dyshuar.

Shpëton për mrekulli shoferi i një furgoni në Shkodër, i cili ka marrë flakë.

Katër të rinj kanë rënë në pranga, pasi vodhën me dhunë dy shtetas sirianë në lagjen numër 8 të Korçës.

Tre javë nga largimi me dhunë nga Shqipëria, zbardhet urdhri i dëbimit për mësuesin turk Harun Çelik, i konsideruar mbështetës i Gylenit,

Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në lokale në kryeqytet.

Një tjetër ngjarje ka ndodhur mbrëmjën e djeshme në Tiranë, pak para vrasjes që tronditi zonën e Astirit.

Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e një dite më parë në Bilisht.