Aksidentimi për vdekje i të riut nga Durrësi, dy në pranga

18/07/2018 - 17:17

   Dy persona janë vënë në pranga për aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës, ku humbi jetën një i ri.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës thanë se kanë arrestuar shoferin e mjetit që shkaktoi aksidentin, si dhe një tjetër qytetar pasi akuzohet për pengim të së vërtetës.

I riu Xhemal Goga, 25 vjeç, mbeti i plagosur rëndë në aksident dhe humbi jetën një ditë më parë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 17.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.Rr., vjeç 32, banues në Tiranë, pasi në autostradën Durrës-Tiranë, në Kashar, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”, i cili është përfshirë në aksident me mjetet tip “Jeep Kabriole” dhe “Peugeot”, me drejtues shtetasit Xh.G., dhe J.H., vjeç 25 e 24, banues në Tiranë, për pasojë, ka vdekur drejtuesi i mjetit Xh.G., kurse drejtuesi J.H., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 291 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bënë fjalë për aksidentin me pasojë vdekje të shtetasit Xh.G., ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Domjes, më datë 18.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Ll., vjeç 28, banues në Fushë Krujë, për pengimin e të vërtetës. Neni 301 i Kodit Penal.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një 47-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i 4-të i banesës  në të cilën jetonte.

Një aksion i madh kundër trafikut të lëndëve narkotike është duke u zhvilluar në këto momente në fshatin Progër të Peqinit.

Një përplasje mes disa të dënuarve në burgun e Rrogozhinës, ka lënë të plagosur rëndë Bajram Myftaraj.

Krenar Shehaj, është emri i 41-vjeçarit, me banesë në San Benedetto, i cili akuzohet për djegien e një numëri të madh makinash policie në

Një përplasje mes të dënuarve ka ndodhur në burgun e Rrogozhinës.

Policia e Korçës ka identifikuar personin që dha alarmin fals për bombë në makinën e gjyqtarit, Markeliano Kuqo.

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 40-vjeçar, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë djali i tij 17 vjeç.

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak më parë në rrugën paralel me portin, në Durrës.

Një aksident është shënuar ditën e sotme në aksin Elbasan-Metalugji, nga ku mësohet se janë plagosur katër persona.

Policia greke ka arrestuar ditën e sotme dy persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të cilët dyshohen si autorë të shtatë grabitjeve